Bianor Neto pritet të largohet nga Llapi.
Kanal10 mëson se Neto nëse nuk transferohet jashtë shtetit ai ka mundësi ti bashkohet skuadrës së Dritës, skuadër kjo që ka shprehur një interesim për të.
Gjatë ditës së djeshne edhe Arbnor Ramadani dhe Kastriot Selmani është raportuar që shumë shpejt mund të bëhen pjesë e Gjilanit.
Kanal10 mëson se dyshja e Llapit ka nisur bisedimet me Gjilanin dhe gjithçka është duke shkuar drejt përfundimit të bisedimeve.
Të dy futbollistët që nga stinori i ardhshëm pritet të jenë pjesë e Skifterave.