Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë se mbështetja e Gjermanisë dhe Qeverisë së Kancelarit Scholz ndaj Kosovës, është jetike në proceset tona përpara.
Këto komente ai i bëri pas takimit me të dërguarin special të Qeverisë Federale të Gjermanisë për vendet e Ballkanit Perëndimor, Manuel Sarrazin.
“LDK mbetet e përkushtuar ndaj partneritetit tashmë historik mes dy vendeve. Lëvizja e lirë, anëtarësimi në organizata ndërkombëtare e vet procesi i dialogut, kanë për garancë një relacion të tillë”, ka shkruar Abdixhiku në një postim në rrjetin social Facebook.