Për sot parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku kryesisht përreth zonave malore mund të ketë reshje të izoluara shiu.
Era do të fryjë nga kuadrati i veriut, me shpejtësi prej 10-32 km/h.
Temperaturat minimalet do të lëvizin prej 10 deri në 14°C, ndërsa ato maksimale prej 25 deri në 27°C.