Ministria e Infrastrukturës ka bërë riparimin e rrugës në segmentin Prishtinë – Gjilan.
Në këtë projekt është bërë edhe përdorimi i rrjetës së polimerit që është risi në vendin tonë.
Ato do të bëjnë ndaljen e dridhjeve dhe shpërndarjen e peshës së veturave gjë që do të rrisë jetëgjatësinë e asfaltit.
Një strukturë e tillë përballon edhe temperaturat ekstreme, ndërsa po mirëpritet nga qytetarët e vozitësit.
Një metër katror e kësaj rrjete, me çmimin aktual në treg, kushton rreth 6 euro.