Qeveria e Kosovës sot ka marrë vendim të vendos sanksione të reja ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë në raport me situatën në Ukrainë.
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi i cili drejtoi mbledhjen në mungesë të kryeministrit Albin Kurt, përmendi ShBA-të dhe Bashkimin Evropian të cilat kanë miratuar pakon e re të sanksioneve ndaj Federatës së Rusisë.
Të gjitha sanksionet e marra ndaj Rusisë:
-Ngrirje të aseteve në Republikën e Kosovës të individëve apo entiteteve të sanksionuara
-Ndalim të qasjes dhe operim në tregun financiar të Kosovës të individëve apo entiteteve të sanksionuara
-Ndalim udhëtimi në territorin e Republikës së Kosovës për individët e sanksionuar
-Ndalim për individë dhe entitete në Republikën e Kosovës që të vë në dispozicion fonde qoftë në mënyrë direkte apo indirekte për individët apo entitetet e sanksionuara
-Ndalim për çdo ndërmarrje të transportit rrugor rus dhe bjellorus që të transportojnë mallra përmes rrugëve brenda Kosovës, përfshirë tranzitin, përjashtimisht produkteve farmaceutike, mjekësore, bujqësore dhe ushqimore, duke përfshirë grurin dhe për transportin rrugor për qëllime humanitare
-Ndalim për të importit nga Rusia të qymyrit
Sanksionet u miratuan nga kabineti qeveritar.Kosova edhe më herët ka vendosur sanksione ndaj Rusisë, në vijë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian. /Reporteri.net/.