Kylian Mbappe ka arritur marrëveshje personale me Real Madridin, derisa pritet vetëm zyrtarizimi.
The Athletic raporton se sulmuesi 23-vjeçar ka rënë dakord për kushtet personale me Real Madridin.
Kontrata e Mbappes me kampionin francez PSG skadon në fund të sezonit dhe ai mund të kalojë si transfer i lirë te Reali në verë.
Reali ka qenë shumë i sigurt për një periudhë të konsiderueshme kohore që Mbappe do të transferohet në “Santiago Bernabeu” dhe janë vetëm duke pritur për nënshkrimin e tij, transmeton Klankosova.tv.
Mbappe konsiderohet si një nga sulmuesit më të mirë në Evropë.
Ai ka shënuar 116 gola në 141 ndeshje për PSG-në, pasi iu bashkua atyre në vitin 2017 nga Monaco, klubi me të cilin bëri debutimin e tij.