Qelizat e infektuara me virusin Covid -19 mund të “shpërthejnë”, duke nxitur zhvillimin e sëmundjeve të rënda, kanë treguar studiuesit.
Shkencëtarët analizuan mostrat e gjakut nga njerëzit e infektuar me Covid-19 dhe zbuluan se rreth 6 për qind e monociteve, qelizave imune që mbrojnë trupin për pushtuesit e huaj, po i nënshtroheshin një lloji të vdekjes qelizore, të njohur si piroptoza.
Kjo gjendje është e lidhur me inflamacion, pasi është infektuar nga virusi.
Një pjesë e vogël e makrofagëve – një lloj tjetër qelize imune, e cila gëlltit dhe shkatërron mbeturinat e huaja qelizore – gjithashtu infektohet nga Sars-CoV-2.
Në rastin e dy llojeve të qelizave, besohet se virusi aktivizoi ato që njihen si inflamazome. Këto janë molekula të mëdha që shkaktojnë përgjigje inflamatore që mund të nxisin në vdekjen e qelizave.
Hulumtimet kanë treguar prej kohësh se sëmundja e rëndë Covid-19 shkaktohet nga inflamacioni, i cili çon në dëmtim të mushkërive dhe organeve të tjera.
Hulumtimi i ri , i kryer nga shkencëtarët në Spitalin “Royal Free” të Londrës në lidhje me Spitalin e Fëmijëve të Bostonit, tani tregon se piroptoza gjithashtu luan një rol në përshkallëzimin e sëmundjes.
“Inflamacioni dhe vdekja e qelizave janë të dy faktorë të rëndësishëm në Covid-19 të rendë. Hulumtimi ynë tregon se piroptoza është shpesh fajtori”, ka shpejguar Gautam Mehta, një konsulent hepatolog në Spitalin “Royal Free”.
Mehta tha se rruga e piroptozës vepron si një “sistem alarmi” për trupin.
“Nëse ndjen grimca bakteriale ose virale brenda qelizës, kjo çon në një ‘shpërthim’ të qelizës dhe lirimin e përmbajtjeve pro-inflamatore. Kjo ka përfitimin e eliminimit të infeksionit, por mund të çojë në inflamacion të rëndë. Piroptoza fjalë për fjalë nënkupton një mënyrë të vdekjes së qelizave”, shpjegon më tej Mehta.
Qelizat imune të infektuara mund të jenë një objektiv për zhvillimin e ilaçeve, besojnë shkencëtarët, duke rritur shpresat se trajtime të reja.
“Është një zbulim i madh sepse aktualisht trajtimet tona për Covid-19 janë të orientuara drejt vetë virusit”, shton Mehta.