Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, e shoqëruar nga Ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami dhe anëtarë nga Kabineti, u pritën sot në një takim nga Komisioneri për Drejtësi Didier Reynders.
Në fokus të diskutimit ishte Vetingu në sistemin e drejtësisë, me ç’rast Komisioneri Reynders, u informua për së afërmi me progresin e arritur në këtë reformë dhe gjithashtu, u informua për domosdoshmërinë e zhvillimit të Vetingut në sistemin e drejtësisë, si nevojë për institucionet dhe si kërkesë për qytetarët.
Tutje në takim u diskutua edhe për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, për bashkëpunimin me vendet e tjera në çështjet e drejtësisë dhe tema të tjera të interesit të përbashkët.