Kryetari i Gjykatës Themelore në Gjilan, Venhar Salihu, ka pritur në takim Drejtorin e Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit, Kolonel Agron Rukiqi i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, me të cilët ka diskutuar çështje me interes të përbashkët mes dy institucioneve.
Fillimisht mysafirët kanë uruar kryetarin të gjykatës për pozitën e re, duke shprehur përkushtimin për bashkëpunim më të madh mes dy institucioneve.
Me këtë rast, kryetari Salihu ka falënderuar drejtorin Rukiqi për bashkëpunimin korrekt në mes Gjykatës dhe Stacionit Policor në Gjilan, duke shtuar se ky bashkëpunim do të avancohet edhe më shumë në kuadër të kompetencave ligjore.