I tronditur me këtë lajm është shprehur të jetë nënkretari i LDK-së, Lutfi Haziri.
Postimi i plotë:
U trondita me këtë lajm për ndarjen nga jeta të togerit të policisë e mikut tim, Fehmi Bucaliu. Do ta kujtoj gjithmonë për miqësinë, bujarinë, profesionalizimin e kontributin e jashtëzakonshëm në policinë e shtetit. Mbi të gjitha, për atdhedashurinë. Ngushëllimet më të sinqerta familjes Bucaliu, miqve, kolegëve e farefisit. Lamtumirë, miku im i shtrenjtë!