Pavarësisht 190 kërkesave të adresuar në zyrën e Presidentes për falje presidenciale, komisioni i krijuar me vendim të Osmanit nuk rekomandon faljen e asnjë të burgosuri, raporton Gazeta Sinjali.
190 të burgosur nga burgjet në Kosovë i janë drejtuar Shërbimit Korrektues të Kosovës për falje.
Për t’i trajtuar këto kërkesa, me vendim të presidentes Osmani është themeluar një Komision për shqyrtimin dhe vlerësimin e kërkesave për falje.
Ky komision në këtë vit është mbledhur nëntë here.
Vetëm në muajin shkurt, ka shqytuar 71 kërkesa, ndërsa në muajin mars 109 sosh.
“Rrjedhimisht, deri tashti janë shqyrtuar 180 kërkesa për faljen e të dënuarve. Tetë kërkesa për faljen e të dënuarve, pritet të shqyrtohen në takimin e radhës, pasi që Komisioni ka pranuar informatat plotësuese nga Ministria e Drejtësisë, respektivisht Shërbimi Korrektues i Kosovës. Ndërkaq 2 kërkesa për faljen e të dënuarve, janë në proces të shqyrtimit dhe mbledhjes së informatave”, thonë nga Zyra e Presidentes.