Monza ka shkruar një “roman” fantastik të historisë 110 vjeçare, pasi për herë të parë janë bërë pjesë e Serie A.
Ekipi i krijuar në 1912 ka bërë gara në liga me të ulëta në Itali. Maksimumi i të kuqëve ka qenë Serie B, por këtë mbrëmjen e kanë prerë biletën për të garuar në Serinë A.
Monza nëpërmjet rrugës së vështirë arriti edhe ta krijoj edhe një kapitull të ri në faqen e re të historisë, ata në fazën e “plejofit” për inkuadrim në Serie A, ia dolën ta mposhtin ekipën e Pisa-s.
Takimin i parë mes tyre rezultoi me fitore 2:1 te Monza-së, por në sfidën e dytë Pisa ishte duke fituar 3:2, dhe me pas iu drejtua shtesës ku skuadra e Monzës realizoj edhe dy herë të tjera, duke vulosur ngjitjen në elitën e futbollit Italian, në harkun e katër viteve kur klubin e mori në zotërim dyshja e suksesit te Milani, Berlusconi-Galliani.
Të dy vendosën të investojnë te Monza të 2018-ën, duke e marrë skuadrën nga nivele të ulëta dhe duke ngjitur shkallët një nga një, teksa pas tentativës së dështuar sezonin e kaluar, komzpletuan rrugëtimin e tyre mbrëmjen e sotme. /Tëvë1/