Për sot parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa në zona të caktuara pritet të ketë ndonjë rrebesh të izoluar dhe afatshkurtër, sidomos në zonat malore.
Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i jugperëndimit, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-45 km/h!
Temperaturat do të shënojnë ngritje, ku minimalet do të lëvizin prej 10 deri në 12°C, ndërsa ato maksimale prej 25 deri në 27°C./Meteo Kosova/