Edhe një sukses i madh i Yllza Hasani në arenën ndërkombëtare. Sot Yllza Hasani nga Gjilani ka fituar çmimin “Grand Prix” të festivalit të organizuar nga Asociacioni Botëror i Arteve Performuese, që u mbajt në Romë- Itali.
Në këtë event, Yllza në kategorinë e saj u shpall më e mira. Në edicionin e tretë të këtij festivali Yllza Hasani e ka përfaqësuar Shqipërinë.
Lajmin e ka bërë të ditur përmes facebookut babai i Yllzës Bajram Hasani:
“Edhe një sukses i madh i Yllzës në arenën ndërkombëtare. Bija ime Yllza sot e ka fituar çmimin “Grand Prix” të festivalit të organizuar nga Asociacioni Botëror i Arteve Performuese, që u mbajt në Romë- Itali. Në këtë event, Yllza në kategorinë e saj u shpall më e mira. Bija ime në edicionin e tretë të këtij festivali e ka përfaqësuar Shqipërinë. Ndjenja e gëzimit dhe krenarisë është e papërshkrueshme. Bijë, gjithmonë do të jem në anën tënde”, ka shkruar Hasani.