Partitë Popullore Evropiane kanë miratuar Rezolutën në mbështetje të liberalizimit të vizave për Kosovën.
Kjo është bërë e ditur me anë të një postimi nga nënkryetarja e LDK-së, Shqipe Mjekiqi, shkruan lajmi.net.
“EPP sapo miratoi Rezolutën në mbështejte të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. Faleminderit EPP, faleminderit OVP dhe Lukas Mandl për mbështetjen tuaj dhe paraqitjen e Rezolutës”, ka shkruar ajo.
Ndryshe, edhe LDK është pjesë e Grupit të Partive Popullore Evropiane. /Lajmi.net/