Drita e ka nisur furishëm afatin kalimtar të verës, duke shfrytëzuar kohën e pushimeve për të siguruar përforcime.
Nënkampionët e Kosovës në futboll veçse kanë nisur kontaktet me disa nga emrat e njohur të futbollit në vend.
Demokracia.com mëson nga burime të afërta me klubin gjilanas se Drita është në bisedime me sulmuesin e Prishtinës, Leotrim Kryeziun.
Bisedimet mes palëve kanë nisur jo shumë kohë më parë. Kryeziu ka kontratë me Prishtinën deri në vitin 2024, ndërsa për shkak të krizës financiare që po kalon klubi kryeqytetas, ai ka kërkuar fletlëshim nga klubi prishtinas.
Te Prishtina disa futbollistë janë larguar shkaku i borxheve, derisa atyre që kanë kontrata edhe për disa vjet klubi u ka thënë se janë të lirë të largohen në verë.
23-vjeçari ishte pjesë e Dritës edhe para disa vjetësh, ndërsa gjatë karrierës së tij ishte pjesë edhe e skuadrës zvicerane, Lugano.
Drita ditë më parë zyrtarizoi mbrojtësin e krahut, Besnik Krasniqin si përforcimin e parë të verës, derisa ka arritur marrëveshje edhe me yllin e Ballkanit, Blend Baftiun./Demokracia.com/