Në qytetin e Gjilanit, janë rikthyer reduktimet e ujit të pijshëm, qytetarët po ankohen për ndalje të shpeshta të furnizimit me ujë.
Shumë lagje sot në qytet nuk kishin furnizim me ujë, banorët e lagjeve ankohen duke thënë se nuk kanë marrë asnjë njoftim nga KRU”Hidromorava”, për ndërprejen e ujit.
Mungesa e ujit në qytetin e Gjilanit, qytetarëve po u sjellë shumë telashe, nga ana tjetër KRU “Hidromorava”, nuk ka dhënë asnjë njoftim për ndëprerjen e ujit gjatë së enjtes në disa lagje./RadioStar/