Në Kosovë të shtunën do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat mbeten të larta për ketë periudhë të stinës, ndonëse kanë mbetur edhe më pak se tri javë, kur dhe zyrtarisht fillon stina e verës.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-32 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e këtij instituti.
Do të fryjë erë nga drejtimi i perëndimit dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-6 m/s.