Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, ka bërë një deklaratë interesant në emisionin DPT Te Fidani në T7e të cilat nuk janë të rralla nga ana e tij.
Bajqinovci tash po thotë se Greqia ia ka lakmi Kosovës për sundimin e ligjit. Bile sipas tij, krejt po i thonë se Qeverinë Kurti po e njohin se “Qeveri anti-korrupsion.
“Unë mendoj që Qeveria ka shkuar shumë mirë. Nuk ka pasur asnjë skandal, asnjë problem. Është për kënaqësi kur isha në Greqi kur vetë kolegët tanë grekë na i përmendshin të gjitha raportet ndërkombëtare për Kosovën. Kjo ishte kënaqësia më e madhe. Dhe sot, edhe Z. Kurti kudo që shkon por edhe ne deputetët e Parlamentit të Kosovës me kënaqësi të madhe themi se jemi nga Kosova dhe menjëherë quhet qeveri anti-korrupsion. Në Greqi vetë kolegët e mi grekë na e kanë thënë çdo lajm që po e lexojmë për Kosovën kur bëhet fjalë për sundim të ligjit ne ua kemi lakminë tash. Sepse në të gjitha mediumet ndërkombëtare, por edhe në Transparency International, ata i shikojnë”, ka thënë ai me krenari.