Gjykata Speciale me seli në Hagë ka vendosur që ish-presidenti Hashim Thaçi, e ish-kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, të mbesin në paraburgim.
Vendimi është marrë më 26 maj, kurse është publikuar tek sot.
Në mesin e arsyetimeve pse Thaçi e Veseli duhet të mbesin në paraburgim, gjyqtari ka përmendur edhe rrezikun e ikjes, ndikimit në procedura, e mundësinë e shkatërrimit të provave.
“Gjykata refuzon kërkesën për mbajtjen e një seance dëgjimore. Urdhëron vazhdimin e paraburgimit për Hashim Thaçin”, thuhet në vendimin që e ka parë Nacionale.
Gjykata Speciale nuk ka marrë parasysh as garancinë nga Policia e Kosovës se mund të zbatojë arrestin shtëpiak, e as garancinë nga shteti i tretë në rastin e Thaçit.