Jam i lumtur që sot kuvendarët e Gjilanit kanë përkrahur në mënyrë unanime inicimin tim duke shpallur “Qytetar Nderi” tri personalitete të kësaj ane: Hasan Mala, Hafiz Gagica dhe Afrim Kqiku.
Veprimtarët e çështjes kombëtare, Mala e Gagica, u detyruan ta lëshojnë vendlindjen pas përndjekjes nga regjimi i kohës dhe nga mërgimi udhëhoqën rezistencën kundër pushtuesit.
Ndërkaq, kronisti i kohës, Afrim Kqiku, me aparatin e tij fotografik nuk ka lejuar asnjë ngjarje të rezistencës politike, ushtarake e humanitare pa e regjistruar!
#Kosova10