FC Drita vazhdon të jetë tejet aktive në merkaton verore.
Bardhekaltrit kanë bërë edhe një përforcim në mbrojtje, duke nënshkruar me Leonat Vitijën, shkruan Gazeta Olle.
Qendërmbrojtësi vjen nga Skenderbeu dhe ka nënshkruar kontratë tri vjeçare me gjilanasit.
Kujtojmë se mbrojtësi i talentuar është transferimi i pestë në radhët e Dritës, pasi klubi më herët ka zyrtarizuar futbollistët Besnik Krasniqi, Florjan Smakiqi, Blend Baftiu dhe Iran Junior.
Njoftimi i plotë nga FC Drita:
Leonat Vitija 3 vite me DRITËN
Talenti i Skenderbeut, Leonat Vitija qendërmbrojtës ka arritur marrëveshje tri vjeçare me klubin tonë.
Kontrata u nënshkrua në prani të Drejtorit Sportiv z.Valon zymberi, i cili i deshiroi mirëseardhje dhe suksese Leonatit te FC DRITA.
Leoniti për tri vite ishte pjesë e klubit të madh shqiptar, ku ka zhvilluar 67 ndeshje me Skenderbeun në kampionat dhe në garat e Kupës.
FC DRITA i deshiron mireseardhje dhe suksese me klubin tonë.
FC DRITA⬜🟦