Për të Martën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku në zona të caktuara pritet kohë pas kohe të ketë rrebeshe shiu, breshër dhe shkarkesa rrufesh.
Era do të fryjë nga verilindja, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-40 km/h.
Temperaturat minimale do të luhaten prej 14 deri në 16°C, ndërsa ato maksimale prej 23 deri në 27°C. /MeteoKosova/