Në mesditën e sotme do të bëhet tërheqja e shortit në garat evropiane për skuadrat nga Kosova. Nga ora 12:00, kampioni i Kosovës në futboll, Ballkani do të mësojë kundërshtarin e parë.
Skuadra e Ilir Dajës do ta nis aventurën e re në Evropë nga rundi i parë në Ligën e Kampionëve. Kampioni i Kosovës, Ballkani mund të përballet me gjigantin suedez, Malmo në rundin e parë.
Krahas Malmos, Ballkani mund të përballet edhe me Bodo/Glimtin e Norvegjisë, HJK Helsinkin e Finlandës, The Neë Saints e Uellsit dhe Zhalgiris e Lituanisë. Nga ana tjetër, në Ligën e Konferencës do të marrin pjesë Llapi, Drita dhe Gjilani, teksa shorti hidhet nga ora 13:00.
Fituesi i Kupës së Kosovës ka për kundërshtarë të mundshëm Olimpija Ljublanën, Buducnostin e Podgoricës, B36 Torshavn, Gzira United dhe St Joseph’s. Drita e Gjilanit mund të bie në short me Inter Turkun, Panevezys, Paide Linaameeskond, Akademija Pandev dhe Hamran Spartansin.
Dhe për fund, kundërshtarët e mundshëm të Gjilanit janë KuPS Kuopio (Finlandë), Laçi (Shqipëri), Mura (Slloveni), Liepaja (Latvi) dhe Kauno Zalgiris (Lituani). /Demokracia.com