Policia ka arrestuar dje një person pasi dyshohet se më 2 qershor ka tentuar ta fuste në veturë ish-të dashurën e tij, të cilës i janë shkaktuar lëndime trupore.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë i policisë:
LËNDIM I LEHTË TRUPOR /Rr. Shaban dhe Sami Ukshini, Gjilan 02.06.2022-09:00. Me 14.06.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti me datën e lartcekur kishte tentuar ta fus në veturë ish të dashurën e tij viktimën femër kosovare të cilës i kishte shkaktuar lëndime trupore. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje./rtklive/