Rreth 2 mijë e 200 persona vendorë e të huaj ranë për lirinë e Kosovës.
Kështu të paktën thotë kryetari i Organizatës së Familjeve të Dëshmorëve, Xhavit Jashari.
Jashari tregon se familjet e të rënëve marrin 450 euro çdo muaj dhe që familjarët kanë edhe lehtësime të tjera si në studime si dhe lirimi nga taksat në institucionet shëndetësore.
Ndërsa këto para mund t’i marrin prindërit e dëshmorit, bashkëshortët dhe fëmijët.
Derisa fëmijët mund t’i tërheqin nëse vazhdojnë shkollimin deri në moshën 27-vjeçare e nëse jo ndihmesa ju përfundon në moshën 18-vjeçare.