Festën e dekadës së parë të pavarësisë sonë na e madhështuan miqtë tanë amerikanë, të cilët e kanë mbështetur Kosovën në periudhat më të vështira të saj, duke i dhënë në vazhdimësi shpresë dhe siguri.
Kënaqësi ta prisja Ndihmës Sekretarin e Mbrojtjës së ShBA-së për çështje të Sigurisë Ndërkombëtare Robert S. Karem, me të cilin biseduam për marrëdhëniet bilaterale në fushën e sigurisë ndërmjet Kosovës dhe ShBA-së dhe për sfidat e sigurisë në rrafshin global.
Lidhja e Kosovës me ShBA-në në fushë të sigurisë është e përhershme.
RH