Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se para dy dekadash Pavarësia e Kosovës ishte më shumë një utopi se sa një objektiv i arritshëm.
Kështu ka thënë Rama në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës për nder të dhjetëvjetorit të Pavarësisë, njofton Klan Kosova.
“Sot dhe një dekadë më parë pas një rrugëtimi shekullor të mbushur me histori, ngjarje dhe rrëfime të pabesueshme – Kosova realizoi një aspiratë të madhe historike duke u vendosur si shteti më i ri në hartën politike të globit”.
“Sot janë më shumë se 115 njohje dhe Kosova po krijon institucione të konsoliduar”.
“Vetëm dy dekada më parë premtimi i Pavarësisë ishte më shumë një utopi sesa një objektiv i arritshëm”.
“Lëre më pastaj adresimi i kryeministrit të Shqipërisë në Kuvendin e Kosovës, nuk do të ishte i mundshëm as përmes fantazisë më pjellore letrare”.
“Kosova dhe Shqipëria janë dy vende formalisht të ndara, por tani më si pjesë e përbashkët e një rrëfimi historik dhe me një interes të përbashkët politik”.
Rama ka thënë se Kosova dhe Shqipëria do të punojnë bashkërisht për arsimin, doganat e shumë çështje të tjera