Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se asnjë person nuk ka vdekur nga COVID-19
Në raportin e MSH-së thuhet se nga 249 testime, 15 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19 , përcjell Ballkani.info.
Njoftimi i plotë:
19 Qershor 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
ℹ️Në 24 orët e fundit janë dhënë 5 doza të vaksinës kundër COVID-19
ℹ️Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.830.154 doza të vaksinës.
ℹ️Deri më sot 823.550 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹ️Deri më sot janë dhënë 103.073 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
ℹ️Nga 249 testime, 15 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹ️Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
ℹ️Sot janë shëruar 10 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.292.
ℹ️Në total numri i rasteve aktive është 106.