Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, me shumicën e votave nuk e ka shkarkuar bordin e ZRRE-së.
Mocioni i paraqitur nga LDK-ja mori 3 vota për dhe 6 kundër.
Pas kësaj, deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, tha me humor “Zoti iu vraftë”.
Mocioni ishte paraqitur nga grupi parlamentar i LDK-së, me pretendimin se ZRRE-ja nuk e ka marrë parasysh paralajmërimin e tyre për krizë dhe se me vendimin për shtrenjtim të energjisë elektrike, se ka bërë shkelje dhe diskriminim të konsumatorëve.
VV-ja tha se kërkesa për shkarkim të Bordit të ZRRE-së nuk ka bazë ligjore.