Besart Krivanjeva është trasnferi i parë i SC Gjilanit në këtë afat kalimtar veror shkruan Radio Star.
Për këtë transferim “Radio Star” kishte raportuar ekskluzivisht me 15 qershor të vitit 2022.
Krivanjeva është transferuar nga skuadra e Egnatisë nga kampionatin shqiptar.
Komunikata zyrtare e SC Gjilanit:
Sport Club Gjilani komunikon angazhimin e futbollistit Besart Krivanjeva.
Marrëveshja e nënshkruar është e vlefshme për dy vite dhe me mundësi vazhdimi.
26 vjeçari, i cili luan në pozitën e mbrojtësit të qendrës vjen nga radhët e skuadrës së Engatias në kampionatin shqiptar, derisa më parë ka mbrojtur ngjyrat e dy skuadrave nga Maqedonia e Veriut, FC Shkupit dhe Metalurgut.
Të gjithë në SC Gjilani i urojnë mirëseardhje Besartit dhe i dëshirojnë sukses në objektivat që klubi ka vënë para, duke nisur nga garat ndërkombëtare.