Për të Mërkurën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku pritet të ketë rrebeshe lokale shiu, breshër, e shkarkesa rrufesh.
Era do të fryjë kryesisht nga kuadrati i veriperëndimit, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, sidomos në zonat me shtrëngata, me shpejtësi prej 20-70 km/h!
Temperaturat minimale do të luhaten prej 15 deri në 18°C, ndërsa ato maksimale prej 27 deri në 32°C. /MeteoKosova/