Deputeti i Vetëvendosjes, Dimal Basha ka komentuar deklaratën e ambasadorit gjerman në Kosovë, i cili tha se vizita e kancelarit Scholz në Kosovë ndërlidhet me performancën në luftën për sundim të ligjit.
Sipas Bashës, “raportet dhe organizatat ndërkombëtare po konstatojnë që Kosova ka vuajtur nga një sëmundje e rëndë e quajtur “krim dhe korrupsion”, që Basha thotë se kjo sëmundje u shërua pas ardhjes së “një ekipi mjekësh në krye me një specialist” duke aluduar në kryeministrin Kurti.
“Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë po thotë se vizita e Kancelarit dhe Ministres së Punëve tê Jashtme ndërlidhet me performancën në luftën për sundim të ligjit dhe faktin që Qeveria Kurti ka qenë e para që i është bashkuar sanksioneve të BE-së kundër Rusisë.
Pra kaq i thjeshtë është përshkrimi!
Ambasadorët, raportet dhe organizatat ndërkombëtare po konstatojnë që Kosova ka vuajtur nga një sëmundje e rëndë e quajtur ‘krim dhe korrupsion,’ dhe vetëm pasi ka ardh një ekip mjekësh me një specialist në krye po ia normalizojnë gjendjen pacientit të quajtur Kosovë, dhe kjo është për tu përshëndetur!”, shkruan Basha.