Në kuadër të takimeve të shumë delegacioneve, që po marrin pjesë në shënimin e dhjetë vjetorit të Pavarësisë, sot takova Ambasadoren e Estonisë në Vjenë, Eve Kulli Kala, e cila është e akredituar ta mbulojë Kosovën.
Diskutuam mundësitë e bashkëpunimit ekonomik dhe ato në kuadër të Organizatave Ndërkombëtare. Estonia është mbështetëse e madhe e Kosovës në Bashkimin Europian, gjë për të cilën i shpreha mirënjohje në emër të Institucioneve të Kosovës. E njoha edhe me zhvillimet e fundit politike dhe ekonomike në vend.