Snajperistët e Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë marrë pjesë në garën për snajperist që u mbajt në Egirdir të Republikës së Turqisë, në shkollën e Komandos nga data 21 deri 28 qershor 2022.
Gara u zhvillua në disiplina të ndryshme si: qitje nga pjerrësitë, qitje nga barka, qitje nga helikopteri, qitje dyshe, qitje nga barrikada, navigim ditën dhe natën, qitje me revole, fshehje dhe gjetjen e armikut etj.
Ekipi nga FSK arriti rezultate të larta, ku në renditjen e rezultateve përfundimtare nga shtetet ndërkombëtare u rendit në vendin e 5-të.
“Ekipi i FSK-së tregoj një përkushtim dhe profesionalizëm shumë të lartë duke përfaqësuar në mënyrë dinjitoze FSK-në dhe shtetin e Kosovës”, thuhet në njoftim.
Këtë vit në këtë garë morën pjesë gjithsej 26 ekipe nga 12 shtete.