Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes nga COVID-19.
Sipas IKShPK-së, Kosova po shënon rritje të rasteve këto ditë, me tendencë të rritjes edhe në ditët në vijim.
IKShPK bën thirrje që të vendosen maskat duke theksuar se pandemia nuk ka përfunduar.
“Ju lutemi bartni maskat në ambiente të mbyllura dhe vaksinohuni”, thuhet mes tjerash në njoftim.