Për sot parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta, të cilat gjatë orëve të pasditës, veçanërisht më vonë, pritet të marrin karakter zhvillimi dhe të gjenerojnë rrebeshe lokale shiu, breshër dhe shkarkesa rrufesh, disa prej tyre të fuqishme.
Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila në momente dhe zona të caktuara pritet të jetë mjaft fuqishme, me shpejtësi 20-70 km/h, me ç’rast priten edhe dëme materiale!
Temperaturat minimale do të luhaten prej 15 deri në 19°C, ndërsa ato maksimale prej 31 deri në 34°C. /MeteoKosova/