Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimet “tavan” të derivateve për 24 orët e ardhshme në Kosovë.
Sipas njoftimit, çmimi maksimal i lejuar i naftës është 1.78 euro për litër, i gazit me 0.78 euro kurse benzina sot tregtohet me 1.73 euro.
“Çmimi maksimal i lejuar i produktit Dizel është: 1.78 € për litër; Çmimi maksimal i lejuar i produktit Benzinë është: 1.73 € për litër; Çmimi maksimal i lejuar i produktit Gas është: 0.78 € për litër”, thuhet në njoftim.
Çmimet e lartëcekura vlejnë për datën 07/07/2022 prej orës 10:00 dhe janë valide 24 orë nga data dhe ora e publikimit.