Akademia e FC Dritës nga dita në ditë po zhvillohet duke arritur suksese të njëpasnjëshme.
Një arritje e madhe e grupmoshave U17 u shënua ditë më parë, ku pas gjashtë vitesh arritën të rikthehen në Superligë, shkruan Gazeta Olle.
Talentët e rinj të skuadrës gjilanase dhuruan spektakël përgjatë ‘Play-Off’-it nacional, ku në çerefinale shënuan fitore 7-0 ndaj Podujevës.
Pikërisht në këtë ndeshje u shënua një gol model, që rrallë shihet edhe te seniorët, ku u përfshinë tetë futbollistë dhe gjithsej 13 pasime nga vija e mbrojtjes e deri te realizimi i golit.
Meritë të madhe për suksesin e këtij ekipi padyshim se ka trajneri gjilanas, Ardian Latifi.
Ish-futbollisti që bëri karrierë pikërisht te Drita, ka arritur që të instalojë një mentalitet fitues te kjo skuadër dhe që në sezonin e tij të parë si trajner te U17, arriti që t’i rikthente në elitë.
Kujtojmë se sukses gjatë edicioneve të fundit akadamia e Dritës ka pasur në të gjitha grupmoshat.