Kryetari i Shoqatës së naftarëve të Kosovës, Fadil Berjani i ka dërguar një letër kryeministrit Albin Kurti dhe vartësve të tij, duke i kërkuar rishqyrtimin e vendimit lidhur me sektorin e naftës që sipas tij i ka sjellë kompanitë e vogla me pakicë buzë falimentimit.
Në letrën e Berjanit thuhet se pikat me pakicë janë furnizuar dje me çmimin 1.71 cent brenda territorit të Republikës së Kosovës, ndërsa Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë e cakton çmimin me 1.75 cent, ku sipas kësaj pikat e vogla të karburantit nuk mund të mbijetojnë me 4 centë.
Letra e plotë:
Të nderuar,
Ju njoftojmë edhe njëherë se Vendimi i Qeverisë së Kosovës lidhur me sektorin e naftës i ka sjellur kompanitë e vogla me pakicë buzë falimentimit. Ky vendim i Qeverisë i premtuar 12 cent për liter nuk është duke u zbatuar nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.
Pikat me pakice janë furnizuar dje me çmimin 1.71 cent brenda territorit të Rep. së Kosovës, ndërsa Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë e cakton çmimin me 1.75 cent, ku sipas kësaj pikat e vogëla të karburantit nuk mund të mbijetojnë më 4 cent.
Andaj, i apelojme Qeverisë së Kosovës që sa më parë ta revidoj vendimin, të bëhet kalkulimi i importit, shitja me pakicë si dhe të caktohet çmimi nga ana e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, me qëllim që mos me i shuar bizneset e vogla në këtë kohë krize.