Kryetari Hyseni bashkë me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi nënshkruam marrëveshjen për mbështetje financiare të projektit “Parku Baja”.
Kryetari Hyseni përmes një postimi në facebook: ka thënë se Gjilanit po i shtohet edhe një hapësirë gjelbëruese.
Shkrimi i plotë:
📍🌳 Gjilanit po i shtohet edhe një hapësirë gjelbëruese, e cila do të shërbejë për argëtim, sport dhe aktivitete të tjera rekreative.
✍️💰 Bashkë me Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi nënshkruam marrëveshjen për mbështetje financiare të projektit “Parku Baja”, projekt në vlerë prej 249,989.50 €.