Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Florin Krasniqi u ka kërkuar falje personave të cilët i ka dërguar në këtë subjekt politik, raporton Paparaci.
Kështu u shpreh Krasniqi në Debat Plus të RTV Dukagjini, ndërsa po ashtu u pendua duke thënë se nuk e ka ditur që Lëvizja Vetëvendosje e sjell Kosovën në këtë gjendje.
“Unë kam ardhur këtu për të iu kërkuar falje njerëzve që i kam dërguar në Vetëvendosje. Unë iu kërkoj falje se nuk e kam ditur që Lëvizja Vetëvendosje e bjen Kosovën në këtë situatë”, u shpreh ai.
Gjithashtu, Krasniqi deklaroi se Qeveria Kurti ka punuar në mënyrë të dëmshme intensivisht për Republikën e Kosovës.