SC Gjilani ka zhvilluar seancën e fundit stërvitore para ndeshjen kthyese ndaj KF Liepaja.
Ekipi gjatë ditës së sotme ka zbarkuar në Riga të Letonisë, shkruan Gazeta Olle.
Faqja zyrtare e klubit ka publikuar pamjet nga stërvitja e fundit, ku vërehet një atmosferë fantastike në grup.
Dueli i parë i zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” i kishte takuar Gjilanit, me golin e vetëm të shënuar nga Albert Dabiqaj.
Kjo ndeshje është e vlefshme për raundin e parë të Ligës së Konferencës dhe zhvillohet nesër (e enjte) me fillim nga ora 16:00. /Gazeta Olle/