Kryetari i Komunës, Kadri Rahimaj së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Arsimit, Afrim Dervishi, kanë shpërndarë 15 kompjutetë për kabinetin e informatikës në SHMLP “Andresa Durrsaku”.
I pari i komunës ka thënë se 53.256 Euro janë investime në Kabinete Teknologjike.
“Ditën sot e nisëm me një investim mjaft të rëndësishëm për shkollën profesionale. Kabintetit të informatikës në SHMLP “Andrea Durrsaku” iu shtuan edhe 15 kompjuterë në inventarin e saj, investim ky nga komuna.
13 Laptopa, 13 kompjuterë, 2 projektorë dhe mjete të tjera përcjellëse janë dhuruar për shkollat e Kamenicës nga shkolla kantonale Wil-Uzvil.
Ashtu edhe siç kemi premtuar ndryshimet kanë filluar të ndodhin. Investimet këtë vit janë duke shënuar rritje rekorde, duke prekur kështu të gjitha digasteret në komunën tonë.
Sigurisht se këto nuk do të jenë investimet e vetme për ndryshim, projekte të mëdha e presin këtë shkollë dhe të gjitha shkollat e tjera të komunës tonë.
Falënderoj drejtorin Afrim Dërvishi për kontributin e dhënë”, ka thënë kryetari Rahimaj.