Ish-komandanti i Zonës Operative të Karadakut, ish-ministri e nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi, këtë të shtunë me shumëçka ka ngjarë me një futbollist, shkruan kryelajmi.com
Ai në përvjetorin e dhjetë të futbollit femëror në Gjilan, ka mbajtur të veshur fanelën e FC Drita, në të cilin shkruante Isufi, kurse në dorën e majtë mbante shiritin e kapitenit, derisa këmbën e kishte në gips, ngase ishte lënduar pikërisht në një ndeshje futbolli, jo kampionale, por mes miqsh.
Teksa fotografohet, Ahmet Isufi i fton që bashkë me të jenë edhe bashkëlojtarët, por edhe “kundërshtarët” që të gjithë i ka miq. Ai, ndonëse i operuar në këmbë e kishte para të arsyeshme të jetë në këtë ceremoni dhe me krenari mbante fanellën dhe shiritin e kapitenit të FC Drita, e cila shumë shpejt në xhiron e dytë të Europa Conference League pritet të ballafaqohet me klubin mbretëror belg, FC Antwerp.
Ne i dëshirojmë shërim të shpejtë dashamirit të futbollit, Ahmet Isufi, duke uruar që sa më parë ta shohim sërish në fushat e futbollit dhe në përkrahje të FC Drita./kryelajmi.com/.