Numër i lartë i rasteve me koronavirus janë konfirmuar edhe sot në Kosovë. Ministria e Shëndetësisë njofton për dy të vdekur dhe 1 mijë e 440 raste të reja.
Dje janë shëruar 761 qytetarë, ndërsa janë dhënë 172 vaksina anti-Covid.
Aktualisht, numri i rasteve aktive është 8.712.
Instituti i Shëndetit Publik vazhdimisht ka bërë thirrje për bartje të maskave në ambiente të mbyllura dhe vaksinim me dozat përforcuese.