Drita ka arritur rezultat shumë të mirë në ndeshjen e parë ndaj Royal Antwerp.Skuadra kosovare ka barazuar pa gola ndaj Royal Antwerp, 0 me 0, shkruan GazetaBlic Sport.
Ky rezultat është shumë pozitiv për Dritën pasi që ndeshja kthyese do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, atje ku klubi kosovar ka treguar disa herë forcën në garat evropiane.
Drejtori i kësaj skuadre, Feti Murseli tha për ‘GazetaBlic Sport’ se futbollistët meritojnë shumë respekt për paraqitjen e tyre në Belgjikë.
“Një ndeshje shumë e fortë për cilën lojtarët tanë meritojnë shumë respekt. Një punë shumë e madhe e kryer deri në gjysmë, sepse gjysmën tjetër e kemi në Kosovë. Paraqitje shumë e mirë dhe presim edhe më shumë nga këta djem që janë vërtet të talentuar”, tha fillimisht Mureseli.Më pas, ai foli edhe për ndeshjen e kthimit, ku tha se duhet t’i tregojmë kundërshtarit se jemi klubi mbretëror i vendit tonë.
“Ndeshja e kthimit është një histori më vete. Nëse ata ishin klubi mbretëror i Belgjikës në tokën e tyre, ne duhet t’ju tregojmë se ne jemi klubi mbretëror i vendit tonë. Këtë punë intelektualët e dëshmojnë më së miri në ndeshjen e radhës“, përfundoi ai.