Anëtari i grupit “Kumanova”, Demë Shehu i cili u dënua me burgim të përjetshëm ka ndarë disa fotografi nga bahçja që ky grup ka bërë brenda hapësirave të burgut.
Shehu shkroi se “kjo tokë është shqiptare dhe e bekuar nga i lumi Zot, e tregon fakti se këtu mbinë të gjitha llojet e perimeve”.
Në fotografitë e publikuara nga Shehu shihet se grupi ka mbjellur speca, domate, shalqinjë e sallata.
Tutje, ai tha shkroi se kudo që të jenë, kurrë nuk do të rreshtin së mbjelluri farat e çlirimit të tokave Ilire-Arbërore-Shqiptare.
Kujtojmë se grupi “Kumanova” u dënua me gjithsej 746 vjet burgim për ngjarjet e 9 dhe 10 majit të vitit 2015 në Kumanovë.
Shtatë prej 37 personave janë dënuar me burgim të përjetshëm, ndërsa katër prej 37 të akuzuarve janë liruar si të pafajshëm.