Pas disa ditësh “përvëluese”, në Kosovë pritet të kthehen reshjet e shiut.
Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, të dielën pasdite, 24 korrik, parashihen vranësira të dendura që mund të sjellin shi të dobët në viset e ulëta, ndërsa në viset e larta parashihen reshje të intensitetit mesatar.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-17 gradë celsius, ndërsa maksimalet ndërmjet 30 dhe 35 gradë celsius.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit.