ot kemi nënshkruar marrëveshjet me 12 të rinj, që do të fillojnë punën praktike në sektorin publik dhe atë privat në kuadër të bashkëpunimit me UNDP.
Në kuadër të programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim, 6 të rinj do të nisin praktikën në sektorin publik, 6 të tjerë në sektorin privat, dhe 11 të rinj në fushën e teknologjisë.
Në nje interval kohor prej 6 muajsh ata do të mësojnë praktikat më të mira që duhet ndjekur, në mënyrë qe të përgatiten për tregun e punës.
Programe të tilla që na mundësojnë përgatitjen e të rinjëve krijojnë mundësi zhvillimi si dhe bëjnë të mundur, që të jemi edhe më pranë rinisë dhe kërkesave të tyre.